Gjermanët më të shtrenjtët; Vlejnë 580 mln euro, kuqezinjtë 46 mln

08/06/2016 00:00

Gjermania është skuadra më e shtrenjtë mes 24 kombëtareve që marrin pjesë në Euro 2016, ndërkohë që në këtë listë Shqipëria renditet e 22-ta.

Sipas portalit Transfermarkt, i cili publikon vlerën e kartonit të futbollistëve, kampionët e botës mbajnë vendin e parë me 580 mln euro.

Vlera e futbollistëve gjerman shkon deri në 75 mln euro, ndërsa ai që kushton më pak është podoslki me vetëm 8 mln euro.

Në vend të dytë është spanja, e ndjekur nga belgjika, Anglia dhe Franca. Italia është e fundit e kombëtareve të mëdha me vlerën 272 mln euro, 308 mln më pak se gjermania.

Ndërkohë vlera e 23 lojtarëve të De Biasit kap shifrën e 46 mln eurove, ku lojtari më i shtrenjtë është mbrojtësi i Napolit Elseid Hysaj, vlera e të cilit shkon deri në 12 mln euro.

Top Channel