Zviceranët e ngacmojnë për humbjen ndaj Ukrainës, ja batuta e Abrashit

06/06/2016 00:00

Amir Abrashi bëri njërën nga ndeshjet më të mira me Ukrainën në Bergamo. Për 45 minuta vrapo 6.5 kilometra dhe pas ndeshjes, kur rezulati nuk ishte ai që shqiptarët deshën, sfidoi edhe Zvicrën.

Numri 22 i kombëtares ka veshur 18 herë fanellën kuqezi që kur braktisi Zvicrën për t’ju bashkuar skuadrës së De Biasit. Këtë të fundit, mesfushori gjakovar e përshkruan shkurt: “Supertrajner”.

Në ditën e tij të lirë para se të udhëtonte në Francë, Abrashi u rikthye në Zvicër për të kaluar pak kohë me familjen dhe aty nuk mund të mungonin gazeatrët e “Blick” të cilët e ngacmuan për humbjen ndaj Ukrainës.

“Më mirë ndaj Ukrainës se sa ndaj Zvicrës”, ishte batuta e Abrashit, që paralajmëroi zviceranët: “Do të jemi gati për 11 qershor. Është më shumë një sfidë se sa një premtim”, sqaroi ai.

Top Channel