Belgjika mposht Norvegjinë, “paqe” mes Serbisë e Rusisë

05/06/2016 00:00

Belgjika fitoi me përmbysje 3-2 ndaj Norvegjisë në miqësoren e fundit përpara Europianit. Romelu Lukaku shënoi golin e tij të katërt në po aq ndeshje, por norvegjezët përmbysën gjithçka duke rikthyer ndeshjen në të mirë të tyre.

Fillimisht ishte King që barazoi në pjesën e parë, ndërsa Valon Berisha kaloi norvegjezët në epërsi me të filluar pjesa e dytë.

20 minuta nga fundi, kapiteni i “djajve”, Eden Hazard, barazoi shifrat në 2-2, ndërsa 3 minuta më vonë, Ciman shënoi golin e fitores për formacionin e Wilmots.

Ndërsa, miqësorja tjetër mes Serbisë dhe Rusisë përfundoi në barazimin 1-1. Tifozët pritën 85 minuta për golin e parë që u realizua nga rusi Dzyuba, por  Mitrovic barazoi për Serbinë vetëm 3 minuta më vonë për 1-1.

Top Channel