Finalja luhet në “San Siro”, por “Bernabeu” mbushet me tifozë

28/05/2016 00:00

Reali i Madridit dhe Atletico luajnë finalen e Champions-it në “San Siro”, megjithatë stadiumi “Santiago Bernabeu” është thuajse plotë me tifozë.

Mbështetësit e Realit, të cilët nuk kanë pasur mundësi të udhëtojnë për në Milano për të ndjekur finalen janë organizuar në stadiumin e tyre.

Një atmosferë e jashtëzakonshme u krijua nga të pranishmit në “Bernabeu” pas shënimit të golit nga Ramos.

Top Channel