Miqësoret, fitojnë Argjentina e Uruguai, ngec Kili

28/05/2016 00:00

Edhe pse pritej më tepër, Argjentinës i ka mjaftuar një gol i Higuain në minutën e 31-te që të mbyllë ndeshjen miqësore ndaj Hondurasit në prag të Kupës së Amerikës.

Pas shënimit të golit të parë, skuadra e drejtuar nga Gerardo Martino më tepër është përpjekur të menaxhojë rezultatin se sa të kërkonte golin e dytë.

Një tjetër pamje ka dhuruar skuadra e Uruguait e cila ka mundur me rezultatin 3-1 afrikanët e Trinidad -Tobagos. Të parët që kaluan në avantazh kanë qenë miqtë e Trinidad -Tobagos, në minutën e 7’ me anë të Williams.

Por avantazhi i miqve ka zgjatur vetëm 19 minuta pasi në të 26’ Kavani ka barazuar shifrat dhe ne te 39-ën kaloi Uruguain në avantazh, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-1. Në pjesën e dytë ka qenë Vecino i cili në minutën e 52-te ka shënuar golin e 4-t të takimit e të tretin për Uruguain.

Surpriza e këtyre miqësoreve ka qenë Kili-Xhamajka, e cila ka përfunduar me rezultatin 0-2 për miqtë. Një rezultat ky befasues në testin e fundit për kilianët, para fillimit të Kupës së Amerikës, që luanin në shtëpi.

Për Xhamajkën shënuan Donaldson në të 36-ën dhe Grant në të 53-ën, ndërsa në të 81-tën ka qenë Castillo ai që ka ngushtuar differencat në 1-2.

Top Channel