Bond mund të jetë… grua

24/05/2016 00:00

Gillian Anderson mund të bëhet e para Bond Girl. Ylli i serisë së filmave “X-files” shprehu dëshirën për të pranuar rolin e lënë vakant nga Daniel Craig, si agjentja sekrete më e famshme në botë.

“Është Bond, Jane Bond”, shkruajti aktorja në rrejtin social “Twitter”, duke e shoqëruar me hashtagun “NextBond”, apo filmi i ardhshëm Bond. Javën e kaluar u raportua se aktori britanik, Daniel Craig, i cili ka qenë në petkun e 007-s për 4 seri radhazi, refuzoi ofertën prej 60 milionë paundësh për të qenë protagonist i dy filmave të tjerë.

Spekulimet mbi zëvendësuesin e tij filluan të qarkullonin menjëherë. Mes emrave të lakuar kanë qenë Tom Hiddleston, Idris Elba dhe Damian Lewis. Por interesimi i Anderson për rolin u prit furishëm në rrjetet sociale.

Hiddleson, i cili interpreton spiunin Jonathan Pine në filmin “Night Manager” hodhi poshtë spekulimet se kishte siguruar rolin, duke thënë në një intervistë për “BBC” se askush nuk i kishte propozuar asgjë dhe se pozicioni mbetej vakant.

Ndërkohë Elba, protagonist i filmit mbi Martin Luther King u kthye në një pretendent të mundshëm pas deklaratës së tij se ishte aktori më i famshëm Bond në bote edhe pse nuk e kishte pasur kurrë këtë rol.

“Nuk mund të flas më shumë”, ishte shprehur ai gjatë një interviste për “Daily Telegraf” në vitin 2015.

Top Channel