Kosovë, aktakuzë ndaj ish-zyrtarit të Ministrisë së Brendshme, Besnik Berisha

20/05/2016 00:00

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore kundër Besnik Berishës, ish-udhëheqësit të Divizionit të Prodhimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.

Berisha dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, pasi ka zbuluar informacione të cilat janë të klasifikuara si “sekrete zyrtare” , referuar këtu publikimit të informacioneve për procesin e prodhimit të pasaportave në vend.

Berisha, i cili i ka mohuar akuzat duke thënë se këto informacione i ka marrë vesh nga mediet, thuajse një vit më parë është pezulluar nga detyra që ushtronte si udhëheqës i Divizionit të Prodhimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ndërsa më herët ka qenë vet Besnik Berisha, i cili ka paralajmëruar se do të ngrinte padi ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, për abuzime që lidhen me tenderin e pasaportave.

Fillimisht në portalet online u publikua një foto e Këshilltarit të Jashtëm për Çeshtjet e Drejtësisë pranë kryeministrit, që si për koicidencë mban të njejtin emër.

Top Channel