“Top Music Awards 2016”, kandidaturat për 12 çmime më 26 maj

18/05/2016 00:00

Eventi më i madh muzikor i vitit që do të mbahet më 24 qershor në Pallatin e  Kongreseve po afron. Të gjithë janë kuriozë të njihen me këngëtarët, të cilët do të garojnë për secilin prej 12 çmimeve muzikore.

Për të bërë prezantimin e këtyre kandidimeve, produksioni i “Top Awards” ka organizuar një mbrëmje ku do të jenë të ftuar artistë e përfaqësues të medias, për të promovuar të gjitha kategoritë e çmimeve të eventit.

E gjithë kjo do të ndodhë më datën 26 maj, në një natë festive që do të jetë e paharrueshme për të gjithë, sidomos për artistët që do të bëhen pjesë e eventit të madh të qershorit.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel