A është ky Messi i ri?

16/05/2016 00:00

Spanjolli Francisco Garcia është një talent me një të ardhme të mëdha dhe këtë e vërteton një gol i jashtëzakonshëm i shënuar në çerekfinalen e Kampionatit Europian të  17-vjeçarëve në ndeshjen Spanjë-Angli.

Ishte minuta e 11 e takimit kur Garcia e merr topin në mesin e fushës dhe shmangën të gjithë lojtarët kundërshtarë, ndërsa në fund lëshon një goditje mjaft të zgjuar, duke e kaluar topin mbi portierin anglez. Gola të tillë jemi mësuar të shohim nga Leo Messi dhe dikur Diego Armando Maradona.

Goli i Garcia, i cili është pjesë e akademisë së Realit, rezultoi vendimtar në këtë ndeshje, duke e dërguar Spanjën në gjysmëfinale.

A do të jetë ky një Lionel Messi i ri, por këtë herë te Reali?  Mbetet për t’u parë…

Top Channel