“Klimë e keqe rreth Ergys Kaçes”

16/05/2016 00:00

Ergys Kaçe po kalon një moment jo të mirë në Greqi me ekipin e tij të Paokut. Pak ditë më parë ai u ndëshkua me kartonin e kuq pas një sherri në fundin e ndeshjes me AEK-un, ndërsa tashmë duket se ka reaguar edhe presidenti i ekipit.

“Sportdog.gr” i ka kushtuar një shkrim lojtarin shqiptar me titull “Klimë e keqe rreth Ergys Kaçes”. Në shkrim theksohet se me shumë mundësi ky është sezoni i fundit i mesfushorit shqiptar në radhët e PAOK-ut të Selanikut.

Shkak është bërë sjellja e shqiptarit që sipas mediave greke ka ngjallur reagimin e presidentit, Ivan Savvides, i cili kërkon që t’i japë fund telenovelës së bisedimeve për rinovimin, duke firmosur largimin e tij nga Selaniku.

Tashmë duket se ekipit grek nuk i ka ngelur gjë tjetër vetëm të synojë të përfitojë sa më shumë nga shitja e mesfushorit, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2017..

Kjo është një situatë aspak e mirë për Kaçen, i cili pritet të jetë një prej lojtarëve të grumbulluar nga trajneri De Biasi në Euro 2016. Ndërsa për të mësuar rreth të ardhmes së tij na mbetet të presim hapjen e merkatos së verës, në rast të kundërt në merkaton e janarit, ai mund të largohet si lojtar i lirë nga Paoku.

Top Channel