Basha shënon në Spanjë, shpresa për mbijetesë

15/05/2016 00:00

Vullnet Basha, vëllai i Migjenit, tregoi edhe një herë që është një prej lojtarëve më të mirë për ekipin e tij Ponferradina në Segunda Division, duke shënuar golin e parë në fitoren 2-1 të ekipit të tij këtë të diel.

Vullneti shënoi një gol mjaft të bukur duke i hapur rrugën fitores 2-1 të Ponferradina-s që tashmë ka shpresa të mëdha për mbijetesë. Ky ishte goli i tretë këtë sezon në Spanjë për Vullnetin.

Një paraqitje të shkëlqyer ka bërë edhe Migjen Basha në Serie B me Como, e cila fitoi 4-0 në ndeshjen ndaj Spezias. Megjithatë, ekipi ku aktivizohet mesfushori kuqezi ka rënë një ligë më poshtë prej javësh. 

Top Channel