Woods, “Mbreti Mida” i sportit

12/05/2016 00:00

Tiger Woods është “Mbreti Mida” i botës sportive. Sipas një klasifikimi të publikuar nga revista e njohur amerikane “Forbes”, golfisti është ai që ka regjistruar përfitimet më të mëdha financiare gjatë karrierës së tij, mbi 1.2 miliardë euro.

Pas tij qëndron Michael Schumacher. Legjenda e Formula 1 gjatë karrierës së tij ka përfituar 700 milionë euro, i ndjekur nga Floyd Mayweather me 619 milionë euro e Kobe Bryant me 595 milionë.
 
Shumë larg është bota e futbollit. David Beckham është ai që kryeson përsa i përket kësaj disipline sportive. Edhe pse është tërhequr prej kohësh, ish-kapiteni i përfaqësueses angleze, në total ka mundur të shënojë një përfitim prej 569 milionë eurosh.

Përsa u përket futbollistëve që janë ende në aktivitet, dominuese është dyshja e zakonshme Ronaldo-Messi.

Ylli i Realit të Madridit në 14 vjet të karrierës së tij ka siguruar rreth 482 milionë euro, ndërsa rivali i tij te Barcelona, Lionel Messi ka përfituar 394 milionë euro.

Për t’u theksuar është se argjentinasi e ka akumuluar këtë shifër në 11 vitet e fundit.

Top Channel