Kërcimi provokues i modeles së bëshme

12/05/2016 00:00

Ashley Graham tregoi format dhe lëvizjet e saj në një video të postuar të mërkurën në Instagram. Modelja 28-vjeçare nisi të kërcente gjatë pushimit të një seti fotografik, duke treguar vetëbesim të plotë.

Problemi te kjo video është se shfaqet edhe një stilist flokëgjatë që prish pamjen.

Në një intervistë të ditëve të fundit, Ashley ka thënë për “People” se jo gjithmonë e dashuron trupin e saj të bëshëm dhe se do të donte të ishte elegante si modelet e tjera.

“Dukem sikur e dua trupin tim, por ka raste që nuk e dua. Them që mund të dukesha shumë më mirë, por pastaj i them vetes që jam e bukur dhe seksi kështu siç jam”, deklaronte 28-vjeçarja.

Top Channel