Arsenal-Xhaka, transferimi para Europianit

11/05/2016 00:00

Granit Xhaka pritet të jetë transferimi i parë i Arsenal në merkaton e verës. “Topçinjtë” duan që të kompletojnë kalimin e mesfushorit në Londër para Europianit të Francës që fillon më 10 qershor.

Mediat britanike raportojnë se Arsenal e Borussia Monchengladbach tashmë kanë rënë dakord për 35 milionë paund, ndërsa edhe Xhaka iu ka bërë të qartë zyrtarëve të skuadrës angleze që pret që sezonin e ardhshëm të jetë në “Emirates”.

Arsene Wenger dëshiron të shmang ndonjë surprizë të pakëndshme të minutave të fundit, kur ndonjë skuadër tjetër mund t’ia rrëmbejë lojtarin, pasi rreziku është i madh nëse Xhaka bën një Europian për t’u vlerësuar.

Edhe emri i mesfushorit të Leicester, N’Golo Kante, ka qenë i lidhur me skuadrën nga veriu i Londrës, por “topçinjtë” vendosën për Xhakën, pavarësisht mungesës së eksperiencës në futbollin anglez.

Top Channel