Tajvan, kopja më gjigante e pikturës së Van Gogh

10/05/2016 00:00

Një park në Keelung të Tajvanit po tërheq kureshtarë të shumtë falë një krijimi tepër origjinal. Kopjes gjigante të një pikture të Vincent Van Goghut, të realizuar me 4 milionë shishe plastike të ngjyrave të ndryshme.

Në rrugicat e drunjta të parkut, e përmes mbrojtëseve transparente nga shiu të instalacionit gjigant, vizitorët kanë mundur t’u hedhin një sy rikrijimit besnik të “Natës së ndritshme” nga kënde të ndryshme.

Piktori holandez e përfundoi veprën e tij në 1889-n me teknikën e vajit në kanavaçe.

“I gjithë parku e merr temën e tij nga kjo pikturë. Këtë vit është 125-vjetori i ndarjes së Van Goghut nga jeta dhe menduam ta kombinonim idenë e mbrojtjes mjedisore përmes përdorimit të shisheve të riciklueshme me këtë peizazh kaq të bukur, për ta risjellë këtu në jetë këtë vepër arti”, tha Aisin Yeh, koordinator i projektit.

Reagimet e vizitorëve ishin të ndryshme. Disa thonë se, kopja është tejet e madhe e ka shumë shishe. Të tjerë e kanë vlerësuar e pamja i duket e këndshme, e mendojnë se gjithçka është planifikuar shumë mirë.

Top Channel