Pse ke dy këmbë të djathta?

09/05/2016 00:00

Përpunimi i fotografive me Photoshop shpesh është bërë temë diskutimesh në media por ky është gabimi më i madh që mund të jetë bërë ndonjëherë dhe viktima ka qënë anëtarja e grupit të famshëm amerikan Fifth Harmony.

Këngëtarja Ally Brooke, grupi i së cilës është i njohur për këngën “Worth it”, vihet re t’i jetë shtuar diçka më tepër në kopertinën e numrit të fundit të revistës “Billboard”.

Në foton e publikuar, 22-vjeçarja shihet të jetë ulur me këmbët e saj të kryqëzuara në momentin që është duke pozuar së bashku me anëtaret e tjerat të grupit. Nëse ende nuk e keni vënë re gabimin, atëherë Ally ka dy këmbë të djathta në këtë foto.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel