Kameron: Nëse dalim nga BE, rikthehet frika e luftës

09/05/2016 00:00

Përveç ndikimit që mund të ketë në ekonomi, lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, dalja e Britanisë së Madhe nga Europa do të rikthente në Kontinentin e Vjetër ‘frikën e luftës’.

Ky ishte mesazhi i përcjellë nga kryeministri David Cameron këtë të hënë gjatë një fjalimi në hapjen e fushatës finale për referendumin e 23 qershorit që do të vendosë nëse Londra do të qëndrojë apo do të shkëputet nga Brukseli.

“Bashkimi Europian bëri bashkë vende në konflikte shekullore dhe për dekada me radhë ruajti paqen në kontinent. Por kjo paqe e vendosur nga BE do të rrezikohej nëse Britania e Madhe vendos të largohet”, deklaroi Kameron.

Një shkëputje nga Brukseli, vijoi ai, do të përktheheshin në kthim pas në kohë në epokën e nacionalizmave ekstreme në Europë.

“Izolimi nuk i ka shërbyer asnjëherë për mirë vendit tonë dhe ajo çfarë ndodh te fqinjët tanë na prek gjithmonë dhe kjo është vërtetuar në vitin 1914, 1940 dhe në vitin 1989”, deklaroi Kameron.

Ajo që tërhoqi vëmendjen në këtë takim të parë, që fut në fazën finale fushatën për ‘Po’ ose ‘Jo’ në BE, ishte se Kameron u ftua të marrë fjalën nga laburisti David Miliband, ish-drejtues i lartë në qeveritë e Gordon Broën dhe Tony Blair.

Top Channel