Dramatike në Holandë, PSV i rrëmben Ajax-it kampionatin në ndeshjen e fundit

08/05/2016 00:00

Kampionati holandez ka bërë një mbyllje spektakolare këtë të diel, ku PSV është shpallur kampione vetëm në javën e fundit të kampionatit.

Një gafë në ndeshjen e fundit i ka kushtuar Ajax-it një sezon të tërë. Ditën e diel ata luajtën ndaj De Graafschap, e cila e kishte prerë biletën për një kategori më poshtë, por ka arritur të marrë një barazim 1-1 ndaj Ajax-it, duke i hequr atyre kampionatin nga duart.

Deri para kësaj jave dy ekipet, Ajax dhe PSV ishin në kuotë të barabartë pikësh, por java e fundit rezultoi vendimtare. PSV fitoi në tranfertë 1-3 ndaj Zwolle dhe pas përfundimit 1-1 të Ajax-it, ata u shpallën kampion për herë të 23-të.

Top Channel