Korabi e Luftëtari drejt Superiores

07/05/2016 00:00

Korabi i Peshkopisë dhe Luftërari i Gjirokastrës janë vetëm një hap ngjitjes në Superiore. Në javën e parafundit të Kategorisë së Parë dibranët triumfuan 1-0 në fushën e tyre ndaj një rivali direkt si Kastrioti, duke u marrë kryesimin në Grupin A pikërisht krutanëve, ndërsa gjirokastritet ruajtën vendin e parë fala barazimit 1-1 në transfertë me Pogradecin.

Në javën e fundit të Kategorisë së Parë, Korabi do të luajë në transfertë ndaj Adës së Velipojës, tashmë e rënë në kategorinë e dytë, ndërsa Luftëtari pret Apoloninë me fierakët që nuk kanë asnjë objektiv, ç’ka tregohet edhe me rezultatet negative radhazi në javët e fundit.

Në stadiumin e Peshkopisë, në një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar nga tifozëria vendase vendosi goli i Gurit në minutën e 69-të. Një sukses historik për ekipin që drejtohet nga Dritan Mehmeti, pasi pritet të ngjitet ne elitën e futbollit shqiptar pas 54 vitesh.

Një ndeshje shumë e luftuar, ku nuk munguan edhe momentet e tensionit, u luajt në Pogradec mes skuadrës vendase dhe Luftëtarit, ku barazimi 1-1 u shkoi përshtat bluzinjve. Në pjesën e parë për Pogradecin shënoi Mihani, por gjirokastritët u kundërpërgjigjen ne fraksionin e dytë me Rrocën.

Përsa u përket ndeshjeve të tjera në javën e parafundit të kategorisë së parë u arritën këto rezultate: Në Grupin A Besëlidhja – Mamurrasi përfundoi 6-7, Erzeni-Ada 4-5, Kamza – Iliria 1-0, dhe Besa – Burreali 0-1.

Në Grupin B Lushnja u mposht 0-2 nga Turbina, Apolonia – Elbasani përfundoi 2-3,  Sopoti – Butrinti 4-0 dhe Shkumbini – Dinamo 3-2.

Top Channel