Pjaniç, një dhuratë pë Allegrin

07/05/2016 00:00

Juventus duket se ka vendosur t’i bëjë trajnerit Massimiliano Allegri si dhuratë për rinovimin e kontratës, mefushorin Miralem Pjaniç. Drejtuesit e klubit torinez kanë vendosur boshnjakun e Romës në krye të listës së shpenzimeve në merkaton e kësaj vere dhe tashmë kanë hyrë në kontakt me Pjaniç për ta bindur atë që të transferohet në Torino.

Problemi qëndron në faktin se Pjaniç ka në kontartën me Romën një klauzolë për zgjidhjen e saj prej 38 milionë Eurosh, ndërkohë që ai vetë në shumë raste është shprehur se dëshiron që të qëndrojhë te verdhekuqtë. Por klubi roman duhet të sistemojë bilancin financiar dhe për këtë arsye po merr në konsideratë ofertat që po vijnë për lojtarët më të rëndësishëm të saj prej saj siç është rasti i Nainggolan që kërkohet nga Chelsea, por që Spalletti kërkon ta mbajë në Itali.

Kështu që i sakrifikuari mund të bëhet Pjaniç. Një tjetër problem që mund të hasë Juventus në këtë pikë është edhe konkurrenca. Boshnjaku është vënë edhe në shënjestrën e Barcelonës e Bajernit dhe Roma sigurisht, në rast se do të vendosë ta shesë, do të preferojë ta transferojë atë në një klub jashtë Italisë

Top Channel