Zgjedhjet në Londër, emigranti Sadiq Khan, favorit ndaj konservatorit Goldsmith

06/05/2016 00:00

A mos vallë Londra është duke ndërruar kurs? Sepse këtë lënë të mendohet sondazhet e fundit pas rajonaleve të së enjtes që i japin epërsi kandidatit laburist Sadiq Khan ndaj rivalit konservator, Zac Goldsmith.

Për 8 vjet me radhë, kryeqytetin britanik e ka drejtuar konservatori Boris Johnson. Por anketimet, thotë “Deutsche Welle”, përmbysin tendencën e deritanishme dhe diferenca e Khanit me origjinë pakistaneze nga Goldsmithi, është e madhe.

Sipas përllogaritjeve, ai merr 57% të votave, ndërsa rivali vetëm 43%. Edhe pse laburisti liberal konsiderohej që në fillim si me më shumë shanse në garën elektorale, rivalët kishin nisur t`ia përmendnin shumë shpesh se fundmi sfondin fetar.

Kryeministri konservator, David Cameron, shkoi deri aty sa të pretendonte se myslimani Khan ka kontakte me ekstremistët. Laburisti vjen nga familje emigrantësh është djali i një shoferi autobusi dhe është rritur në një apartament të fondit social.

Goldsmith, nga ana tjetër, rrjedh nga një familje miliarderësh të një dinastije hebreje dhe është djali i një investitori bankar me famë, James Goldsmith.

Suksesi i khanit në zgjedhjet për Londrën nuk e mbulon dot dështimin e laburistëve në shkallë vendi, qe shenuan rezultate të dobeta në mbare Anglinë.

Top Channel