Gjermani, të shtëna pranë një komisariati policie, 3 të plagosur

05/05/2016 00:00

Të paktën 3 persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, pas të shtënave me armë zjarri në qytetin gjerman të Frankfurtit gjatë së enjtes.

Policia tha se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë nga një makinë në lëvizje. Ndërsa, dëshmitarët deklaruar se kanë dëgjuar me dhjetëra të shtëna në afërsi të një komisariati policor.

“Ende nuk mund të themi diçka me saktësi për autorët, por mendojmë se është një ngjarje që përfshin bandat lokale të krimit”, thanë hetuesit gjermanë.

Edhe pse policia mbërriti në kohë rekord në vendin e ngjarjes, autorët kanë arritur të largohen. Ngjarja në fjalë ndodhi pranë sheshit “Friedrich-Stoltze”, një zonë shumë e frekuentuar dhe e mbushur me bare.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel