Të gjithë e mbajnë mend Hysni Kapon, ish-anëtarin e Byrosë Politike në regjimin komunist.

Ai kishte një pasion të veçantë për gjuetinë, gjë që bëri që pas lufte, të porosiste në Çekosllovaki armë të përshtatshme për hobin e tij. Pas rënies së regjimit komunist, shumë objekte të kohës kaluan duar më duar për të mbërritur sot tek koleksionistët, të cilët ua dinë rëndësinë.

Pushka e vjetër ka histori të veçantë, jo vetëm për vitin e prodhimit, por dhe për numrin e personalizuar të porosive nga fabrika. Çdo armë kishte karakteristika të veçanta dhe prodhohej me porosi për çdo personalitet.

Pushka ka kaluar në dy duar për të mbërritur deri tek koleksioni i familjes që nuk është i pakët.

Koha ia shton më shumë vlerën modelit të vjetër, që shumë koleksionistë do donin ta kishin në objektet e tyre. Dëshmi e së shkuarës…pjesë e historisë…fakt i padiskutueshëm është se sot arma ka vlera të veçanta historike…

Top Channel