Rikthim në zhanrin e filmave artistikë për fëmijë, që prej viteve ‘90. Filmi artistik me metrazh të shkurtër “Jetë të pafajshme”, çeli premierën këtë të shtunë në Tiranë.

Filmi që ka protagonist jetën e Drinit 10-vjeçar, që identifikohet duke i rënë violinës në rrugë dhe duke këmbëngulur të marrë dije në një shoqëri që ndrydh njerëzit në nevojë.

“Të sensibilizojë njerëzit që të mendojnë shumë për këta fëmijë. Kemi fëmijë jetim, fëmijë që nuk kanë mundësi për të luajtur, por vetëm për të dalë në rrugë. Mendova te realizoi një film për  të sensibilizuar dhe që fëmijët ta gjejnë veten aty. Ata duhet të mendojnë që pse jo një ditë edhe ata të jenë pjesëmarrës të filmave ose të një jete sa më të mirë”, shprehet Thanas Gega, producent.

Arti dhe violina është elementi pas të cilit kapet personazhi për të çuar para ëndrrën e tij dhe për të minimizuar dhimbjen.

“Pjesa që më ka prekur më shumë është kur shkojë në shtëpi dhe prek dy prindërit dhe i luaj një pjesë me violinë duke qarë”, thotë Valdrin Caushi, aktor protagonist.

“Ai i përjetonte ngjarjet në një mënyrë dramatike, që ta ofronte me një mënyrë që nuk mund ta besoje; me aq origjinalitet dhe vërtetësi”, shprehet Enerida Lila, as/ regjisore.

Autorët e kanë nisur filmin me pretendimin për t’iu rikthyer edhe një herë kohës së “Mimoza llasticës” apo “Beni ecën vetë”, por “Jetë të pafajshme” sot sjell një krijimtari për të rriturit e nesërm.

Top Channel