Divjakë, burri plagos gruan e më pas vret veten

01/05/2016 00:00

Një zënkë e çastit ka përfunduar në tragjedi për çifitn Elezi nga fshati Kryekuq i Divjakës. Dy bashkëshortët, Rrenja dhe Veli Elezi kanë qenë duke punuar në pronën e tyre pasditen e djeshme kur kanë nisur të grinden për vendosjen e një shkopi në tokë.

Në gjaknxehtësi e sipër, 71-vjeçari Veli Elezi ka goditur me bel në kokë gruan e tij Rrenja. Nga kjo goditje, 63-vjeçarja ka pësuar dëmtime të mëdha në kokë dhe ka nisur të kërkojë ndihmë te të afërmit dhe fqinjët. Kanë qenë këta të fundit të cilët kanë marrë 63-vjeçaren në gjendje të fikti dhe e kanë dërguar drejt spitalit të Divjakës dhe më pas drejt atij të Lushnjes.

I gjendur në kushtet e depresionit, 71-vjeçari Elezi ka menduar se bashkëshortja e tij ka vdekur. Ka marrë armën e gjahut që kishte në shtëpi dhe ka vrarë veten.

Motra e 63-vjeçares tregon se midis dy bashkëshortëve ka patur dhe herë të tjera zënka, pasi 73-vjeçari Veli Elezi ishte gjaknxehtë.

Çifti i të moshuarve kishin 5 fëmijë, por ata jetonin vetëm pasi fëmijët ishin të gjithë në emigrim.

Top Channel