Tekat e sportistëve

30/04/2016 00:00

Një pjesë e mirë e sportistëve janë ndër më të paguarit në planet dhe si rrjedhojë secili prej tyre ka teka për shpenzimin e milionave të përfituara. askush nuk kursehet dhe shumat e shpenzuara janë vërtet marramendëse.

Cristiano Ronaldo është ai që nuk ngurron në asnjë moment të plotësojë kapriciot e tij. Ylli portugez i realit të Madridit nuk i eështë dridhur dora teksa firmosi cekun prej 7 milionë eurosh për blerjen e një apartëmenti luksoz, apo 19 milionë Euro për një avion privat, pa harruar këtu modelin Lamborghini.

Nuk mbetet prapa as sulmuesi tjetër i Realit të Madridit, Karim benzema që përvec blerjes së  automjeteve të tipit Ferrari e Bugati veyron, preferon të organizojë festa madhështorë që kërkojnë jo më pak shpenzime.

Nuk mund të mungojë në listën e sportistëve me kapriciot më të shtrenjta Floid Mayweather  i cili duket se ka bërë një koleksion makinash luksoze ndërkohë që nuk është kursyer as në blerjen e vilave madhështore apo avionëve privatë.

Rikthehemi te futbolli me Garet Bale, Dani Alves, Toni Kroos e Lionel Messi. Ndërsa uellsiani preferon të ketë në garazhin  e tij një Mercedes Class G, Alves e Kroos nuk i kanë rezistuar tundimit që ngjall marka Ferrari. Përsa i përket Messit, argjentinasi ka preferuar që të ketë në dispozicion  edhe një Cadillac Escalade.

Top Channel