Usher! Po tregon më shumë se ç’duhet

29/04/2016 00:00

Pjesa më e madhe e njerëzve të njohur ngurrojnë disi kur vjen puna tek selfie lakuriqe. Por nuk ka ndodhur kështu për Usher.

Këngëtari nuk ka hezituar të postojë për ndjekësit e tij në Snapchat selfie nudo, duke shijuar sauna. Ylli 37-vjeçar ka mbuluar ‘modestinë’ e tij me një emoji, por që në fakt nuk ia ka dalë të mbulojë gjithçka.

Fatkeqësisht ai zgjodhi një grafik të vogël dhe që nuk mbulonte gjithçka. Ndoshta ka qënë edhe e qëllimshme e ndoshta jo, shkruan Daily Mail. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen gjithësesi është telefoni i Usher i cili ka arritur të kapë gjithçka pavarësisht kushteve të lagështirës. Mesa duket Usher paska njohuri të mira për Samsung Galaxy S7.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel