“Tinguj mesdhetarë” në Elbasan

28/04/2016 00:00

“Tinguj mesdhetarë” do të pushtojnë skenën e tetarit “Skampa” në Elbasan mbrëmjen e së premtes.

Tenori Kastriot Tusha rikthehet aty prej nga ku e nisi, për të sjellë “Tusha & friends”, një koncert ku gjen gjithçka nga Mesdheu; që nga të ftuarit nga Turqia e deri tek duoja e trombës nga Isak Shehu e Sokol Saraçi në një mbrëmje muzikore mbështetur nga “Digitalb”.

“Këtë herë e kam menduar ta bëj në vendlindjen time në Elbasan. Është menduar një natë me tinguj mediteran. Kam të ftuar 3 mysafirë, nga Italia vjen dirigjenti Leonardo Quadrini që është mjaft i njohur për publikun shqiptar, vijnë dy këngëtarë turq”, tha Tusha.

Pas 10 vitesh mungesë në skenat e qytetit të Elbasanit në një koncert recital, tenori duket se i detyrohej vendlindjes me një koncert të tillë.

“Këtë vit kam qenë i ngarkuar me aktivitete, por duke parë edhe mbështetjen dhe kërkesën që ma bëri vendlindja ime që këtë koncert ta bëj në qytetin e Elbasanit, ju shmanga Pallatit të Kongreseve. Jam në moshën e dytë dhe ka filluar nostalgjia, kështu që shpresoj të kalojmë mirë”, shtoi tenori.

Në “Tinguj mesdhetarë” nuk do të mungojnë edhe pjesë nga Zeqir Sulkuqi e Fatos Qerimi.

Top Channel