Arabia Saudite “largon” ekonominë nga nafta

25/04/2016 00:00

Arabia Saudite aprovoi planet për të divesifikuar ekonominë e vendit, në mënyrë që të mos jetë e varur nga përfitimet prej naftës. Thuajse 80% e të ardhurave të Arabisë Saudite vijnë nga nafta, por rënia e çmimit të “arit të zi” gjatë muajve të fundit ka dëmtuar ndjeshëm fitimet e mbretërisë.

Sipas planit “Vizioni 2030”, aksionet që përbëjnë më pak se 5% të kompanisë shtetërore të naftës “Aramco” do të shiten. Gjatë një fjalimi në televizion, zv.princi i kurorës, Bin Salman, tha se kompania vlen rreth 2.5 trilionë dollarë.

Sipas tij, një pjesë e vlerës së aksioneve që do të shiten do të përdoren për krijimin e një fondi të ri sovran prej 2 trilionë dollarësh. Detaje të tjera për planin priten që të publikohen në ditët në vijim, megjithëse një lëvizje e tillë e Arabisë Saudite pritej prej kohësh.

Javën e shkuar, në një intervistë për “Bloomberg”, Princi Muhamed tha se vendi mund të miratojë taksa për mallrat luksoze dhe prurjet e ëmbla. Megjithatë ai theksoi se ka shumë rëndësi që programi i ri të mos përkeqësojë më shumë gjendjen e të varfërve të vendit.

Top Channel