PSG fiton Kupën e Ligës

24/04/2016 00:00

PSG fitoi për herë të tretë radhazi Kupën e Ligës, pasi në finale mposhti Lille 2-1. Skuadra pariziene mbeti me 10 lojtarë më pak, pas ndëshkimit me të kuq të Rabiot, por epërsia numerike në fushë nuk u shfrytëzua nga kundërshtarët.

Skuadra kryeqytetase kaloi në epërsi në minutën e 40 falë golit të Javier Pastore. Me shifrat 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë.

Në të dytën, Lille barazoi me anë të Sidibe, ndërsa kur luhej minuta e 70, Rabiot u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Megjithatë, Di Maria tregohet vendimtar 4 minuta më vonë, kur shënon për të kthyer epërsinë e PSG-së. Deri në fund, formacioni i Blanc vuajti, por arriti që të ruajë epërsinë dhe në fund të shpallet kampione.

Ndërkohë, pasi siguroi titullin dhe fitoi Kupën e Ligës, PSG mund të bëjë tripletë në rast se fiton edhe në finalen e Kupës tjetër më 21 maj kundër Marseille.

Top Channel