“Otello” shfletohet online

23/04/2016 00:00

Duke filluar nga kjo e shtunë, lexuesit kanë mundësi të shfletojnë online në faqen zyrtare të Bibliotekës Kombëtare librin “Otello, Arapi i Venedikut”, edituar posaçërisht për lexuesit, si një urim special në Ditën ndërkombëtare të Librit.

“Të gjithë përdoruesit e faqes së internetit do të kenë mundësi sot e në vazhdim të shohin dixhitimin e këtij libri duke parë ato elemente të cilat nuk rigjehen më në librat e rishtypur. Do të shohin ortografinë specifike, grafikat që karakterizojnë botimet e epokës, autografinë e autorit, shënimet e tij”, deklaroi Persida Asllani, drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare.

Tanime “Otello, Arapi i Venedikut” mund të lexohet dhe shkarkohet nga çdo kompjuter, telefon apo tablet, duke pasur kështu mundësinë për ta pasur më vete kudo tragjedinë shekspiriane.

Top Channel