Ndër prioritetet e Juventusit, Morata e Cuadrado

21/04/2016 00:00

Juventus e ka praktikisht në dorë titullin kampion të Serisë A, gjë që i jep mundësinë asaj që të punojë më me qetësi për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që publikohet në median italiane, 3 janë prioritetet në merkato për “Zonjën e Vjetër” dhe një prej tyre ka të bëjë me të drejtat mbi Alvaro Moratën.

Në këtë pikë, Juventusit i duhet të paguajë 25 milionë euro për të evituar përfundimisht ndërhyrjen e Realit të Madridit në tentativën për ta rikthyer atë në Spanjë.

Prioritetin tjetër për bardhezinjtë është të mbajtja në Torinon e Kuadrados të cilin Chelsea po kërkon ta kthejë në Londër me çdo kusht. Së fundmi, Juventus dëshiron të sjellë në skuadër një tjetër sulmues dhe emri që po përmendet është ai i Antonio Candrevës nga skuadra e Lazios.

Top Channel