Kjo është femra më e bukur e 2016-s sipas “People”

20/04/2016 00:00

Sipas “Gossip Cop”, Jennifer Aniston do të emërohet si femra më e bukur e 2016 nga revista “People”. Një burim i kësaj reviste është shprehur se aktorja e “We’re the Millers” mendohet ta rrëmbejë këtë çmim për herë të dytë.

Bashkëshortja e Justin Theroux do të shfaqet në kopertinën e revistës, e cila pritet të publikohet më 29 prill, në ditën kur do të publikohet edhe komedia e saj e ardhshme “Mother’s Day”.

Jennifer është zgjedhje perfekte për këtë çmim, pasi ajo nuk është vetëm e bukur nga ana fizike dhe shpirtërore, por është edhe një person mjaft frymëzues.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel