Marseja në kaos, largohet trajneri Michel

19/04/2016 00:00

Olimpiku i Marsejës është përfshirë në një kaos të vërtetë dhe kjo për shkak të një sezoni të tmerrshëm që po përjeton. Situata u bë e papërballueshme te klubi transalpin, drejtuesit e të cilit vendosën të marrin masa duke larguar teknikun Michel.

Lajmi u zyrtarizua nga vetë drejtuesit e Olimpikut te Marsejës nëpërmjet një komunikate për shtyp të publikuar në faqen e internetit.

“Duke marrë në konsideratë sjelljen e Michel, sidomos në këto 3 javët e fundiit, Olimpik i Marsejës vendosi ta pezullojë menjëherë nga detyra e trajnerit. Deri në fundin e sezonit skuadra do të drejtiohet nga Frank Passi me asistent Bazil Boli”, lexohet në komunikatën e klubit francez.

Kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi i sezonit, Olimpiku i Marsejës gjendet në vendin e 15 në klasifikimin e Ligue 1, vetëm 6 pikë larg zonës së rënies nga Kategoria.

Në 14 ndeshjet e fundit Marseja ka shënuar vetëm 2 fitore duke u bërë edhe objekt i kontestimeve të tifozerisë së saj.

Top Channel