Alessandra Ambrosios nuk i pëlqejnë filtrat

19/04/2016 00:00

Kur nuk është në sfilatë apo para kamerave, supermodelja Alessandra Ambrosio tregon se është kundër make up-it.

Ylli brazilian 35-vjeçar i pasarelave thotë se ndjek hapat e regjimit të bukurisë natyrale të nënës së saj dhe përdor vetëm pak krem hidratues, në rastet kur nuk është në punë.

Pavarësisht se ajo poston foto të herë pas hershme për 6 milionë fansat e saj në Instagram, Alessandra këmbëngul se nuk përdor filtra në foto, për të promovuar bukurinë natyrale.

“Ashtu si dhe nëna ime, për mua bukuria është të jesh ashtu si je. Rutina e saj ka qënë e thjeshtë: pak krem hidratues, dhe ja, je gati!”, ka thënë Ambrosio për Stella Magazine.

Megjithatë ajo parnon se është e ‘fiksuar’ pas kujdesit për lëkurën, dhe është një fanse e trajtimeve me vitaminë C si dhe përdorimit të kremërave me SPF për të mbrojtur fytyrën nga dëmtimet e diellit.

Top Channel