Justin Bieber kapet prej fyti

13/04/2016 00:00

Lista e ngatërresave të Justin Bieber është e gjatë, por këtë herë këngëtari kanadez u kap me njeriun e gabuar.

Këngëtari Post Malone e kapi prej fyti 22-vjeçarin pasi ky i fundit përdori më parë krahun e tij si tavëll për të fikur cigaren e ndezur.

I gjithë incidenti ka ndodhur në një lokal nate në Hjuston të Shteteve të Bashkuara dhe nuk u ka shpëtuar aparateve fotografikë të personave të pranishëm.

Megjithatë, asnjëri prej këngëtarëve nuk ka folur për incidentin në fjalë, përkundrazi që të dy ata kanë vazhduar të bashkëpunojnë në turin e koncerteve në SHBA.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel