“Stairway to heaven”, një prej këngëve më të famshme të grupit legjendar Led Zeppelin, mund të jetë pjesërisht e kopjuar.

Një gjykatës i distriktit të Los Angeles, arriti në përfundimin se ekzistojnë ngjashmëri të mjaftueshme mes këngës dhe një pjese muzikore të grupit Spirit, dhe si rrjedhojë themeluesit e grupit Robert Plant dhe Jimmy Page do të duhet të përballen me një proces gjyqësor.

Procesi pritet të nisë me 10 maj. E publikuar në vitin 1971, “Stairway to heaven”, konsiderohet si një prej kompozimeve më të bukura “rock” të të gjitha kohërave.

Çështja e autorësisë u ngrit nga Michael Skidmore, një person i besuar i kitaristit të ndjerë të Spirit, Randy Wolfe, i cili ka perfomuar në të njëjtin koncert me Led Zeppelin në vitet ‘60-te.

Sipas tij, kitaristit duhet ti njihet merita e kompozimit të këngës. Kitaristi Page dhe vokalisti Plant pretendojnë se e kanë krijuar “Stairway to heaven” gjatë qëndrimit në një zonë të largët të Uellsit.
 
Por, Skidmore sugjeron se publikimi i këngës kishte ardhur pasi Led Zeppelin dëgjoi pjesën muzikore “Taurus”, të performuar nga Spirit, ndërsa 2 grupet gjendeshin në një turne të përbashkët.
 
Sipas gjykatësit Gary Klausner ishin vënë re ngjashmëri të konsiderueshme mes 2 minutave të para të këngëve.

Top Channel