Rosberg: Te Mercedes për shumë kohë

12/04/2016 00:00

Niko Rosberg është i bindur se do të vazhdojë të jetë pjesë e Mercedes edhe pse kontrata e tij me skuderinë gjermane skadon në fund të këtij viti.

Piloti nënkampion i botës e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Formula 1 duke i fituar të dy garat e para në Australi dhe Bahrein dhe tashmë pret të rinovojë kontratën e tij, bisedimet për të cilën sipas Totto Volff pritet të nisin në mesin e sezonit.

“Nuk e mendoj shumë kontratën time me Mercedes. Nuk shqetësohem shumë në këtë pikë dhe nuk kam asnjë arsye për këtë. Ndihem shumë komod këtu dhe do të jem pjesë e kësaj skuadre edhe për shumë kohë. Kjo është e gjitha”, tha Rosberg.

Gjermani pranoi gjithashtu se është shumë i lumtur me paraqitjet e tij në këtë fillim të Botërorit të ri dhe se shpreson që të vazhdojë të fitojë sërish për të shtuar presionin mbi kampionin e botës dhe njëkohësisht edhe shokun e tij të skuadrës, Leëis Hamilton.

“Po i gëzohem momentit. Jam i privilegjuar që të drejtoj këtë makinë dhe të luftoj për fitore për shumë kohë. Gara e radhës është në Kinë ku edhe aty do të përpiqem të triumfoj”, vijoi Rosberg.

Top Channel