Beshiktash përuron stadiumin e ri, tifozët protestojnë

12/04/2016 00:00

Ceremonia e përurimit të stadiumit të ri të Beshiktashit nuk shkoi aspak mirë dhe shkak u fakti që në këtë ngjarje nuk u ftuan tifozët. Me mijërta tifozë u mblodhën rrëth këtij impianti 42 mijë vendesh për të cilin u investuan 100 milionë Dollarë, për të protestuar.

Policia turke ndërhyu për të shpërndarë turmën ku kishte edhe shumë të rinj. Forcat e rendit kishin formuar një vijë sigurie rreth stadiumit  dhe bllokuan edhe qarkullimin e mjeteve. Sipas një dëshmitari, policia filloi të veprojë në momentin kur perosnat filluan të shtynin drejt portave të stadiumit.

Me ndërtimin e stadiumit të ri, Beshiktash kërkon të përforcojë anën financiare të saj për të mos rrezikuar ndëshkimin nga UEFA për shkak të Fair Play financiar. Muajin e kaluar, Gallatsaray u dënua me përjashtiim nga kompeticionet europiane për një vit pikërisht për mos respektim të këtij rregulli

Beshiktash, aktualisht është në krye të kampionatit turk me 3 pikë më shumë se rivalët e Fenerbahces, kur kanë mbetur edhe 9 javë nga mbyllja e sezonit.

Top Channel