Victoria Beckham, viktimë e gabimeve të Photoshop

12/04/2016 00:00

Gjuetia ndaj gabimeve të Photoshop nuk ndalet kurrë. E fundit, është Victoria Beckham, në një foto për revistën Vogue China, që është pa një pjesë këmbe.

Po të shohësh me vëmendje në fakt, hija e këmishës ndoshta do të mund të zbehte lëkurën e divës. Por megjithatë dyshimi mbetet.

Rasti i Victorias është i fundit, ndërsa nuk mbarojnë kurrë rastet e VIP-ave, ku me Photoshop u ndërhyjnë në format e tyre, që ndonjëherë kalojnë dhe kufijtë njerëzore. Në të gjitha rastet dhunohen rregullat e lojës, dhe publiku pyet me kuriozitet: Kur do ti japin fund?

FOTO GALERI
1/2

Top Channel