Leksione mbi pistoletën në “Portokalli”

03/03/2016 00:00

Dyshja Nini dhe Vini ka qenë një nga çiftet më të dashura nga publiku të skenës së “Portokallisë”.

Në sezonin e tyre të parë, në vitin 2004, Nini i mësoi Vinit se si përdorej pistoleta. Edhe pse në dukje e thjeshtë, Vini kishte shumë vështirësi për të kuptuar udhëzimet.

“Mirë është që fisheku të jetë me ndryshk. Kur t’i gjuash tjetrit, edhe po nuk vdiq, të paktën ta zërë tetanozi”, thotë Nini.

Në fund, prova e të shtënës me pistoletë nuk shkon dhe aq mirë…

Top Channel