F1, protesta dhe garë në Bahrein

01/04/2016 00:00

Është fundjava e garës spektakolare të Formula 1 të cilën mijëra tifozë në Bahrein e presin me padurim për t’u zhvilluar, por në vendin me shumicë myslimane në Azi, ka edhe vend për protesta.

Me qindra njerëz mbushën rrugët e Diraz, pranë kryeqytetit Manama, dhe u përplasën me policinë për shkak të kërkesave për rrëzimin e qeverisë.

Sipas protestuesve, qeveria që ata po përpiqen të rrëzojnë shfrytëzon garën emocionuese të makinave për të fituar mbështetje ndërkombëtare dhe për të mbuluar abuzimet me të drejtat e njeriut brenda vendit.

Një monarki me standarde të larta jetese për shkak të të ardhurave nga prodhimi i naftës, Bahreini mbetet një vend i paqëndrueshëm dhe kjo me gjasë do të reflektohet edhe në shkallët e impiantit të shpejtësisë të dielën.

Princi Salman bëri të ditur se autoritetet nuk po shfrytëzojnë Formulën 1 për të fituar pikë në imazh apo forma të tjera, madje familja e kurorës pretendon të kundërten, se evenimenet e mëdha sportive shfrytëzohen nga protestuesit shiitë, që influencohen nga Irani.

Bahrein është një parking strategjik i anijeve luftarake amerikane që ndikon në influencën në këtë rajon.

Ky shtet përfshin më shumë se 30 ishuj në gjirin Persik dhe ka qenë që prej antikitetit, një kryqëzim i rrugëve kryesore tregtare, dhe prej vitesh, ndalesë e garave të Formula 1.

Top Channel