Të rendësh pas një ylli…

22/03/2016 00:00

Ata janë gjithnjë në ndjekje të njerëzve të famshëm. Përndjekja që ata i bëjnë vipave, për t’i fotografuar në një moment të sikletshëm ose në kërkim të ndonjë sensacioni, i fal padyshim shumë adrenalinë.

Por, në shumicën e rasteve konkurrenca e madhe që kanë midis kolegëve bën që disa paparacë të jenë më të famshëm e si rrjedhojë edhe më të mirëpaguar në botën e showbizit, ku kontratat e tyre me agjencitë e revistave kapin kontrata mijëra dollarëshe.

Intuita dhe eksperienca e tyre shpesh ka bërë që shumë prej vipave të kapen në situata aspak të këndshme.

Një ndër më të famshmit paparacë në botë, është amerikani Ron Galella. Ndërsa, një tjetër paparac që ka bërë bujë me fotot e tij, ishte Marcello Geppetti.

Bota e showbizit me zhvillimin e saj gjithnjë e më të madh, njohu emra të rinj paparacësh të guximshëm, ku Daniele Lo Presti ishte një ndër to, megjithëse ndërroi jetë para 3 vitesh, fotot e tij ekskluzive janë botuar në shumë revista ndërkombëtare.

Ndërsa, ato që mbahen si legjendat e fotografike të bëra nga paparacët janë Brad Pitt dhe Jennifer Aniston, Bill dhe Hillary Clinton, Britney Spears, e Lady Diana.

Paparacët duket se janë gjithnjë aty, gati të shkrepin aparatin e tyre, për të kënaqur fansat dhe publikun me personazhet e preferuar të shoëbizit, madje jo rrallë herë ata edhe janë bërë pjesë e padive nga ana e vipave, të cilët jo gjithnjë pëlqejnë fotot e tyre të shkrepura në befasi.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel