Vajza e Katie Holmes, kopja e nënës së saj

21/03/2016 00:00

Katie Holmes dhe Suri Cruise duket qartë se janë kopja e njëra-tjetrës. Nënë e bijë kanë treguar lidhjen e ngushtë, teksa kanë kaluar mbrëmjen e së dielës së bashku duke parë një ndeshje basketbolli në Bruklin.

Të dyja dukeshin se ishin shumë të tërhequra nga loja që po luhej, ku shiheshin shumë të entuziazmuara për skuadrën e tyre të preferuar.

Ngjashmëria mes dyshes duket qartë, ku 9-vjeçarja Suri është kopja e nënës së saj aktore. Katie 37-vjeçe ka sjellë në jetë Suri nga martesa e saj me Tom Cruise, me të cilin u nda në 2012.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel