Kourtney Kardashian, si pas ditëlindjes së Rob

21/03/2016 00:00

Një ditë pasi festuan ditëlindjen e vëllait të tyre Rob në Malibu, Kourtney Kardashian dhe Kylie Jenner kanë shijuar disa rreze dielli.

Duket se prej motrave vetëm Kim ka pasur energjinë që pas festës të shkojë për ecje në malet e Santa Monica.

Të treja, Kim, Kourtney, dhe Kylie kanë postuar në Instagram foto nga mëngjesi i tyre një ditë pasi kanë festuar deri vonë. Më provokuese prej tyre ka qënë Kourtney, e cila ka postuar një foto të të pasmeve, teksa ka marrë rreze dielli në tarracën e shtëpisë së saj në Los Angeles.

Ndërsa Kim ka postuar një foto nga peisazhi i maleve të Santa Monicës, Kylie tregon veten e saj duke marrë një sy gjumë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel