Rozana Radi ka thumbuar disa këngëtarë, duke thënë se nuk janë artistë të vërtetë. Pa përmendur emra, ajo ka shkruar në Facebook se disa këngëtarë kanë mësuar disa fraza dhe vazhdimisht qëndrojnë prapa tyre e nuk prodhojnë këngë të vërteta e hite.

Rozana është shprehur se dëgjon këngëtarë që nëpër intervista televizive thonë që njerëzit kanë nevojë për muzikën e tyre, atë të vërtetën. Ndaj, ajo pyet se përse ata që bëjnë muzikë “të vërtetë” nuk mbushin një sallë me 10 veta, apo të kenë një këngë hit në një vit të caktuar?

Sipas këngëtares, artistët e vërtetë çfarëdolloj kënge të këndojnë edhe pas 4 dekadash i kanë plot sallat.

Kënga e fundit e Rozana Radit është ajo me titull “Për me pas nji roze”, e lançuar shtatë muaj më parë.

Top Channel