Dortmundi mposht Mainzin, tifozi ndërron jetë në stadium

13/03/2016 00:00

Pak ditë më parë, Mainzi i shkaktoi Bayernit humbjen e dytë në Bundesligën gjermane, por ekipi i drejtuar nga Martin Schmidt nuk arriti të bënte të njëjtën gjë në “Iduna Park” ndaj Dortmundit, duke u mposhtur 2-0.

Verdhezinjtë nuk gabuan në fushën e tyre duke siguruar fitoren e 19 në kampionat me gola të shënuar nga Reus dhe Kagawa.

Por, triumfi i Dortmundit këtë herë nuk u shoqërua me festën e zakonshme në shkallët e stadiumit, pasi një prej tifozëve ndërroi jetë në shkallët e stadiumit pas një ataku kardiak. Për të njëjtën arsye, një tjetër tifoz i verdhezinjve u shtrua në spital. Lajmi u bë i ditur nga klubi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, Dortmundi ruan hapin e Bayernit, duke ruajtur diferencën prej 5 pikëve nga vendi i parë.

Top Channel