Dua Lipa, me shoqet në Amsterdam

08/03/2016 00:00

Nëse dikush do të bëjë pushime qejfi, vendi ideal është Amsterdami. Këtë ka zgjedhur edhe Dua Lipa, e cila pas një periudhe të gjatë angazhimesh, ka preferuar të largohet për disa ditë nga Londra dhe të shkojë në Holandë.

Shqiptarja është fotografuar me shoqet në një lokal ku duket shumë e lumtur.

Edhe pse në mbishkrimin e fotos shkruhet H2O nuk mendojmë se vajzat të kenë pirë vetëm ujë, në vendin ku çdo substancë është e legalizuar.

Top Channel