Reali shkatërron Celtan; poker i Ronaldos

05/03/2016 00:00

Rezultoi një seancë stërvitore për Real Madridin sfida ndaj Celta Vigos. Madrilenët e drejtuar nga Zidane shkatërruan 7-1 në Bernabeu falë golit të Pepes, Hezes, Baret Bejl dhe pokerit të Kristano Ronaldos.

Portugezi, që vinte në këtë ndeshje pas deklaratës së bërë pas humbjes me Atletikon, e ku thoshte se nëse ‘të gjithë do të ishin të mirë aq sa ai, Reali do të ishte në vend të parë’, u fërshëllye fillimisht nga Bernabeu, por pas shënimit të golit të parë, tifozët u qetësuan disi.

Përveç fitores së thellë një lajm i mirë për trajnerin francez ishte dhe rikthimi në lojë dhe me gol i uellsianit, i cili duket se do të jetë i gatshëm që nga minuta e para në sfidën përballë Romës.

Me këtë fitore Reali ngjitet në kuotën e 60 pikëve, në pritje të ndonjë hapi fals të dielën të Atletikos dhe Barcës, që kryesojnë La Ligën.

Top Channel