Aktori 9-vjeçar që ka fituar zemrat e të gjithëve

02/03/2016 00:00

Jacob Tremblay ka fituar zemrat e të gjithëve me paraqitjen e tij në tapetin e kuq të ceremonisë së çmimeve “Oscar”. Mbrëmjen e së dielës, ylli 9 vjeçar i filmit “Room”, ka arritur të fitojë zemrën e një zonje në veçanti, aktores Sofia Vergara.

Jacob është ritakuar me bukuroshen e “Modern Family”, ne ceremoninë e çmimeve “Oscar”. Ai ka shkuar për ta përshëndetur bukuroshen dhe ky moment i bukur është filmuar nga kamerat.

Por, Jacob ka ditur t’i bëjë komplimentin më të bukur aktores 43-vjeçare. Ai ka publikuar një kolazh me fotografi ku shihet me aktoren, më të cilën ka luajtur në filmin “The Smurfs 2”, bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Unë jam rritur kaq shumë, ndërsa Sofia Vergara aspak”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel